Eksperti amerikan: Kosova mund të mashtrohet në dialogun me Serbinë

Lajme

Eksperti amerikan: Kosova mund të mashtrohet në dialogun me Serbinë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 09:37
Foto ilustruese

Analisti dhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Janusz Bugajski mendon se Kosova duhet të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme gjatë procesit të dialogimit, ndryshe ajo do të mund të mashtrohet.

Bugajski ka theksuar se mungesa e konsensusit për çështjet jetike si dialogu në spektrin politik të Kosovës mund ta e dëmtojë procesin, por edhe të ardhmen e saj.

I pyetur se a ekziston ndonjë dokument ku përmendet ndarja, copëzimi i Kosovës apo shkëmbimi i territoreve me Serbinë, Bugajski theksoi se nuk është në dijeni se ndonjë dokument i tillë ekziston.

“Kujtoj se tani kur dialogu intensifikohet do të dimë më shumë për këtë proces. Sidoqoftë, procesi I negociatave duhet të jetë maksimalisht transparent, kurse qytetarët e Kosovës duhet të jenë më këmbëngulës për këtë transparencë”, deklaroi Bugajski për RTK.

I pyetur se a ofrohen garanci se Kosova mund të fitojë ulëse në OKB nëse arrihet një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit, dhe nëse për zbatimin e marrëveshjes së tillë ofrojnë garanci SHBA-ja dhe BE-ja, Bugajski u shpreh skeptik.

“Nuk e di si mund të ndodhë kjo. E dimë se aty është Rusia dhe Kina”, tha Bugajski.

Ai shtoi se SHBA -të duhet të përfshihet më shumë në proceset për dhe rreth Kosovës, por këtë mund ta bëjë atëherë kur marrëveshja është afër.

Bugajski sqaroi se SHBA nuk e ka ndryshuar qëndrimin për objektivin primar në raport me Prishtinën, atë se Kosova duhet të jetë shtet stabil.

 “Ky është objektiv i SHBA-së. Ajo çka ka ndryshuar është vetëm strategjia për të arritur stabilitetin  afatgjatë”, vuri në dukje analisti i CEPA-së, Janusz Bugajski.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë një zgjidhje afatgjate për Kosovën.

“Kosova duhet të jetë pjesë e organizmave ndërkombëtarë, por ajo duhet të jetë e vëmendshme sepse çdo tentim për ndarje të territorit apo ndryshimit të kufijve në Ballka, do të mund të përdoret nga Rusia për interesa të saj, e jo për interesat e rajonit”, tha Bugajski.

Ai ka shpalosur se është në dijeni për divergjencat mes Presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të saj, siç është në dijeni për divergjencat mes koalicionit qeverisës dhe një pjese të opozitës në raport me skenarët e mundshme që mund të rezultojnë nga marrëveshja eventuale mes Kosovës e Serbisë.

“Mungesa e konsensusit për çështje kaq të rëndësishme, siç janë kufijtë, mund të dëmtojnë jo vetëm procesin e dialogut por edhe të ardhmen e saj”, ka nënvizuar Bugajski.

Viti 2019 është qenësor që këtu të vendoset një stabilitet i qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Sa i përket zhvillimeve tjera, Bugajski vuri në dukje se gjatë 30 viteve prej kur ishte prezent në Ballkan, ai ka vërejtur se Kosova ka shënuar progres të dukshëm. Por, siç ka shtuar, ka edhe probleme.

“Ju mbase i quani krim ose korrupsion, unë i quaj përzierje të politikës me biznesin”, tha Bugajski

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat