“Luftë” në Serbi ndërmjet pushtetit dhe opozitë se kush e vendosi kufirin me Kosovën

Lajme

“Luftë” në Serbi ndërmjet pushtetit dhe opozitë se kush e vendosi kufirin me Kosovën

Më: 26 janar 2019 Në ora: 23:20
Marko Gjuriq

“Nuk i vendosi kufijtë në Jarinë dhe Bërnjak presidenti Vuçiq, por regjimi i Vuk Jeremiqit, Dragan Gjilasit dhe Boris Tadiqit”, ka thënë nënkryetari i partisë së Vuçiqit, Marko Gjuriq.

Ai kështu i është përgjigjur liderit të partisë opozitare serbe, Dveri, Boshko Obradoviq.

“Mirë, bre, Marko Gjuriq, a je normal? Drogohesh me reportazh të paguar në Beograd dhe i përshendetë serbët në Kosovë? Derisa shefi yt bisedon fshehtas për dorëzimin e Kosovës? Prej nga erdhi taksa? A mos është ndoshta për shkak të asaj që ju e keni nënshkruar marrëveshjen antikushtetuese në Bruksel, i keni krijuar kufjtë dhe keni vendos doganën?”, ka shkruar Obradoviq.

Gjuriq i është përgjigjur atij duke i thënën se Obradoviq, Gjilas dhe Jeremiq “janë kufitarët kryesorë të Kosovës dhe tarifgjinjtë”.

“Kthjelluni, ju lutem, shikojeni vetën në pasqyrë. Nuk është presidenti Vuçiq ai që i vendosur kufijtë në Jarinë dhe Bërnjak, por regjimi i shefave tuaj – Vuk Jeremiq, Dragan Gjilas dhe Boris Tadiq. Pikërisht ata e vendosën doganën në Jarinë dhe Bërnjak të Kosovës në vitin 2011. Nëse dikush është me Veselin, Thaçin dhe Haradinajn përgjegjës që atje paguhen taksat, atëherë gjithësesi që jeni ju”, ka thënë Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat