Ish-anëtari i SHIK-ut flet për epilogun e dhimbshëm të bisedave Hashim Thaçi – Serbi

Lajme

Ish-anëtari i SHIK-ut flet për epilogun e dhimbshëm të bisedave Hashim Thaçi – Serbi

Nga: N.Sh Më: 28 janar 2019 Në ora: 08:03
Hashim Thaçi

Ish-anëtari i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), dhe ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook, shprehet se, asnjëherë nuk ka pasur biseda në mes të shtetit të Kosovës dhe atij serb, por në mes të Serbisë dhe Hashim Thaçit.

Miftari thekson se epilogu i këtyre bisedave të dhimbshme do të shfaqet brenda këtij vitit.

“Faktikisht fare kurrë nuk ka patur biseda në mes Serbisë dhe Kosovës, por ka biseda në mes Serbisë dhe Hashim Thaçit!

Epilogun e këtyre bisedave të dhimbshme do ta ndijm të gjithë brenda një viti!”, shkruan Miftari, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat