Haradinaj: Metodave të sofistikuara për grupe të krimit, duhet t’u përgjigjemi me përmirësim

Lajme

Haradinaj: Metodave të sofistikuara për grupe të krimit, duhet t’u përgjigjemi me përmirësim

Nga: Z.B Më: 28 janar 2019 Në ora: 09:51
Qeveria

Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se metodat  të sofistikuara të grupeve të krimit të organizuar dhe terrorizmit duhet t’u përgjigjemi me përmirësimin e qasjes dhe sistemit të të dhënave, shkruan Haradinaj, përcjell Bota Sot.

Ai tha se me qëllim të rritjes së performancës dhe mbikëqyrjes në të gjitha hallkat e sigurisë, në bashkëorganizim me OSBE-në mbajtëm takimin për Krijimin e Sistemit të Avancuar të Udhëtarëve API.

Postimi i plotë:

Metodave të sofistikuara të grupeve të krimit të organizuar dhe terrorizmit duhet t’u përgjigjemi me përmirësimin e qasjes dhe sistemit të të dhënave. Me qëllim të rritjes së performancës dhe mbikqyrjes në të gjitha hallkat e sigurisë, në bashkëorganizim me OSBE-në mbajtëm takimin për Krijimin e Sistemit të Avancuar të Udhëtarëve API. Grumbullimi dhe shfrytëzimi i të dhënave, si dhe shkëmbimi i shpejtë i informacionit të pasagjerëve ndërmjet mekanizmave të sigurisë, me qëllim të parandalimit të krimeve, kërkon aplikimin e sistemit API si masë efikase mbrojtëse.RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat