Specialistët stomatologë me protesta vazhdojnë të kërkojnë punësimin e tyre

Lajme

Specialistët stomatologë me protesta vazhdojnë të kërkojnë punësimin e tyre

Më: 28 janar 2019 Në ora: 11:50
Ilustrim

“22 vite shkollim dhe i papunë“, “Mos na detyroni ta lëshojmë vendin”, “Duam Punë”, “Ku janë premtimet”, janë vetëm disa nga porositë që i përcollën ata për krerët shtetëror.

Përfaqësuesja e specialistëve stomatologë, Mirjeta Berisha ka deklaruar se më shumë se 120 specialistë janë të papunë, dhe se çdo ditë po rritet numri i specialistëve të papunësuar.

Berisha u shpreh se për herë të tretë me radhë përmes protestave janë duke kërkuar të drejtën për punësim.Ajo u shpreh se përveç disave që punojnë nga disa orë në institucionet private, shumica tjetër bredhin pa punë.

Edhe Arta Bollozhani shprehu pakënaqësi duke thënë se për vite të tëra ata po presin punësimin.

Kurse, Valon Halili u shpreh se ata për vite janë duke pritur punësimin e tyre, dhe përkundër premtimit që kanë marrë se me fillim të vitit 2017 do të punësohen, ende nuk është marr asgjë në këtë drejtim.

Me protestuesit doli për tu takuar këshilltarja e kryeministrit Haradinaj, Albena Reshitaj e cila iu bëri të ditur se në ora 13:00 do të priten në ambientet e Qeverisë për takim.

Specialistët stomatologë me kërkesën e  njëjtë javë më parë kanë protestuar para ministrisë së Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat