Vuçiq në takim me presidentin slloven, i dërgojnë porosi Kosovës - Bota Sot
Vuçiq në takim me presidentin slloven, i dërgojnë porosi Kosovës

Lajme

Vuçiq në takim me presidentin slloven, i dërgojnë porosi Kosovës

Më: 28 janar 2019 Në ora: 12:18
Aleksandar Vuçiq është takuar me homologun e tij slloven, Borut Pahor

Aleksandar Vuçiq është takuar me homologun e tij slloven, Borut Pahor gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me homologun e tij slloven, Borut Pahor gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd. Ata janë paraqitur në një konferencë për media, pas takimit të zhvilluar në Pallatin e Serbisë.

Vuçiq ka porositur se të dyja shtetet kanë raporte të mira, bashkëpunim të shkëlqyer tregtar që sipas tij është dëshmi për përmirësimin e marrëdhënieve mes tyre.

“Serbia e sheh Slloveninë si një mik të mirë, e besoj se raportet tona mund të jenë edhe më të mira. Jam shumë i kënaqur që kemi më tepër se 500 pjesëmarrës në forumin e punës, që dëshmon edhe rritjen e investimeve”, u shpreh Vuçiq, transmeton lajmi.net. Ai ka shtuar se ata kanë biseduar edhe për zgjidhjen e mundshme për Kosovën, edhe pse beson se është ende larg.

“Kemi biseduar për rrugëtimin e Bashkimit Evropian të Serbisë. Ne e kemi mbështetjen e Sllovenisë në rrugëtimin e shtetit tonë. Dëshirojmë që kjo rrugë të shpejtohet. Po ashtu, e kemi përkrahjen e Sllovenisë në rast të zgjidhjes për Kosovën”, shtoi ai.

Kurse, presidenti slloven ka thënë se është i lumtur që ka ardhur për vizitë në Beograd.

“Sllovenia dhe Serbia janë investitorë të rëndësishëm mes vete, bashkëpunimi ekonomik është duke përparuar mirë. Vizita ime ka për qëllim përforcimin e besimit mes dy shteteve. I mbështesim ambiciet e Serbisë që të bëhet anëtare e BE-së”, tha Pahor.

Ai ka shtuar se sa i përket Kosovës, ai mbështet dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës por nuk e di se kur mund të përfundojë.

“Disa tema të rajonit, në masë të madhe varen prej tyre. I kemi vetëm dy rrugë, njëri të shpresojmë që fuqitë e mëdha t’i zgjidhin këto çështje, por unë mendoj se në masë të madhe varet prej nesh, nëse një shtet vendos të zgjidh cilindo problem brenda vetes. Unë e kam ofruar mbështetjen time”, porositi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...