Kërkohet në Beograd: Vatikani të përfshihet në bisedat për Kosovën

Lajme

Kërkohet në Beograd: Vatikani të përfshihet në bisedat për Kosovën

Më: 28 janar 2019 Në ora: 14:40
Vatikan

Kryetari i Këshillit Iniciues për partinë Serbia e shëndoshë, Milan Stamatoviq ,i ka kërkuar Kishës Ortodokse të Serbisë që në rast të ndryshimit të formatit të dialogut për Kosovën, pos Rusisë e Kinës, në të përfshihet edhe Vatikani.

Sepse, siç përcjell gazeta e Beogradit “danas” , ai ka thënë se ”Vatikani që s’e njeh ‘shtetin e rremë të Kosovës’ dhe si njëra nga qendrat më të fuqishme të krishterimit, është i interesuar edhe për statusin e popullatës së krishterë, tempujt fetarë e kulturorë të krishterë si dhe për kishën tonë e pasurinë e të gjitha bashkësive fetare në rajonin e krahinës jugore serbe”.

Ai në fund ka theksuar se patriarku serb Irinej në vend se duke u endur nëpër Beograd e të anojë për Vuçiqin, duhet të kthehet në Patrikanën e Pejës, ku, ka shtuar ai, ka qenë froni më i madh kishtar serb në shekullin 13.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat