MPJ-ja tregon se a ka marrë leje Gjuriq për vizitën në Kosovë

Lajme

MPJ-ja tregon se a ka marrë leje Gjuriq për vizitën në Kosovë

Më: 29 janar 2019 Në ora: 10:42
Marko Gjuriq

Shefi i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të qëndrojë për vizitë sot në Kosovë.

Marko Gjuriq, shef i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, sot do të vizitojë Kosovën.

Vizita e tij është mundësuar pas lejes së dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ).

Këtë e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

“Po ka marrë leje për vizitën e tij”, e ka thënë shkurt Zyberaj.
Ndryshe, Gjurit pritet që sot të mbajë një takim në Qendrën e Studentëve në pjesën veriore të Mitrovicës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat