E thotë Bugajski: BE nuk mund të bëjë shumë e vetme, ShBA duhet të forcoj angazhimin në Ballkan

Lajme

E thotë Bugajski: BE nuk mund të bëjë shumë e vetme, ShBA duhet të forcoj angazhimin në Ballkan

Nga: F.B Më: 29 janar 2019 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Vetëm BE nuk mund të bëjë shumë për këtë arsye të gjitha vendet e Ballkanit mbështeten në ShBA ka deklaruar Janosh Bugajski për “Telegraf” transmeton “Bota Sot”

Analisti amerikan nga Qendra për Analizë të Politikës Evropiane në Uashington Janosh Bugajski nuk ka përjashtuar mundësinë që zgjidhja e dialogut Prishtinë – Beograd të bëhet me ndryshim të kufijve.

“Të shohim a janë dy palët serioze dhe si unë kuptoj pas çdo lloj marrëveshje Serbia do të duhet të njoh pavarësinë e Kosovës. Duhet ta ndryshoj Kushtetutën para se të bëhet korrektimi i kufijve” ka thënë Bugajski.

Ai ka fol edhe për mospajtimin mes presidentit dhe kryeministrit të Kosovës të paktën në publik për korrektimin e kufijve. Bugajski shton se nuk duhet dhënë shumë rëndësi konfliktit mes Haradinajt dhe Thaçit sepse siç thotë ai "shumëçka mund të jetë lojë strategjike".

Shtrohet pyetja a është Serbia e gatshme të lëshoj çfarëdo pjese të Luginës së Preshevës në jug të vendit sepse Qeveria e Kosovës nuk do ndaj vendin njëanshëm.

“Kjo duhet të jetë marrëveshje bilateral që do ketë mbikëqyrje ndërkombëtaren ndërsa njerëzit që janë marr me te duhet të jenë kyçur në këtë projekt. Nuk mundemi njëanshëm të ndryshojmë kufijtë dhe ndikojmë në jetën e qytetarëve pa pjesëmarrjen e tyre dhe kontributit në proces”, ka thënë analisti amerikan.

Bugajski mendon se kontesti mes Prishtinës dhe Beogradit mund të zgjidhet në mënyrën e njëjtë sikur ai mes Shkupit dhe Athinës nëse BE dhe ShBA “ forcojnë angazhimin” në Ballkan.

Vetëm BE nuk mundet shumë të bëjë e vetme, pasi të gjitha vendet ballkanike mbështetën në ShBA para së gjithave Bosnja, Kosova ndërsa Serbia e sheh si aktor kyç.

Është e nevojshme që ShBA të angazhohet sepse ka rrezik që ndonjë vend të rrëshqet nga rruga drejt BE-së nëse procesi shtyhet me vite mbase edhe më shumë.

Sipas Bugajskit qëllimet e ShBA-ve janë të njëjtë ndonëse janë ndryshuar strategjitë siç është rasti i diskutimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë që “përpara ishte vijë e kuqe e diplomatëve amerikan".

“Tani nuk është ashtu, me fjalë tjera nëse bisedohet dhe ka marrëveshje bilateral nëse sjell stabilitet në regjion atëherë ajo mbështetet nga ne. Tash nuk hiqet nga tavolina si dikur”ka thënë Bugajski.

Roli amerikan do të vazhdoj pasi është investuar shumë mund diplomatik, ekonomik, politik dhe ushtarak në sigurinë e regjionit, kështu që nuk sheh largim të ShBA-ve pa përfundim të marrëveshjeve që këto vende të shtyhen në Be dhe NATO.

Duke fol për rolin e Rusisë në Ballkan, ai shprehet se ajo gjithnjë ka pozicionin rezervë. “ Pozita e parë e saj është tentimi për ndalimin e hyrjes së këtyre vendeve në NATO, nëse këtu nuk ka sukses vazhdon me përpjekjet të dobësoj këto vende, dhe kjo kam kuptim sepse do dëhsmohet se as anëtarësimi në NATO nuk ka sjell siguri dhe ShBA në fund do të tërhiqet” ka thënë Bugajski.

Sipas tij, pikërisht kjo porosi është dërguar edhe gjatë vizitës së paradokohshëm të presidentit rus Vladimir Putin në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat