Ish-komandanti i Koshares, Hisen Berisha, përmes një postimi në Facebook, thotë se, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i vetëm është në mbrojtje të dinjitetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.
“Presidenca, Kuvendi, Ju deputetët e Republikës jeni nën betim për mbrojtjen e kushtetutës dhe kushtetutshmërisë si dhe përmes kësaj mbrojtjen e tërsisë territoriale”, shkruan Berisha, transmeton gazeta “Bota sot”.
Ja postimi i plotë:
U pa puna: Ramush Haradinaj i vetëm në mbrojtje të dinjitetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Presidenca, Kuvendi, Ju deputetët e Republikës jeni nën betim për mbrojtjen e kushtetutës dhe kushtetutshmërisë si dhe përmes kësaj mbrojtjen e tërsisë territoriale.
Meqenëse i kemi të gjitha këto institucione të njohura nga mbi 100 shtete të botës kësaj here nuk besoj se ligjet e Kosovës kanë me i gjykue këto veprime si “tërheqje taktike” e radhës, më tepër afrohen me tradhëtin ndaj kushtetutës dhe Republikës së Kosovës.