Komuna e Prishtinës lajmron qytetarët e lagjes Dardania se Qendra e Mjeksisë Familjare në Dardani për shkak të renovimit do të mbylet me 4 shkurt 2019 dhe pacientët duhet të drejtohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Postimi:
Nga data 4 shkurt 2019, për shkak të renovimeve që do të bëhen në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr. V (në Dardani), të gjithë pacientë që kanë nevojë për shërbimin e Radiologjisë duhet të orientohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Ju falënderojmë për mirëkuptim!