Edhe punëtorët e RTK-së protestojnë nesër - Bota Sot
Edhe punëtorët e RTK-së protestojnë nesër

Lajme

Edhe punëtorët e RTK-së protestojnë nesër

Nga: Z.B Më: 30 janar 2019 Në ora: 14:23
Foto

Edhe punëtorët e e Radio Televizionit të Kosovës protestojnë nesër nga ora 10:00, para Kuvendit të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur Sindikata e Punëtorëve e RTK-së, ku ka njoftuar të gjithë kolegët që nesër të dalin në protestë, përcjell Bota Sot.

Punëtorët e televizionit publik po kërkojnë heqjen e RTK-së nga ligji për paga.

Njoftimi i Sindikatës:

“Sindikata e Punëtorëve e RTK-së njofton të gjithë kolegët e RTK-së se nesër, duke filluar nga ora 10:00, protestojmë sërish para Kuvendit të Kosovës për heqjen e RTK-së nga ligji për pagat. Siç edhe e dini, ky ligj pritet të miratohet nesër në Kuvend”.

Sindikata ka falënderuar punëtorët dhe i ka ditur për mbështetje.

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së falënderon të gjithë kolegët e RTK-së, po ashtu Shoqatën Sindikale të Radio Kosovës, për mbështetje. Falë bashkëpunimit dhe protestës ne arritëm ta ndalnim votimin i cili do ta përfshinte RTK-në në ligjin për pagat në Komision për Media. SPERTK ju fton edhe nesër të na mbështetni në protestë në orën 10:00 para Kuvendit të Kosovës.  Së bashku do t`i arrijmë qëllimet tona dhe do ta mbrojmë RTK-në nga çdo tendencë që vjen nga grupet politike”, përfundon njoftimi i Sindikaës së Punëtorëve të RTK-së

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...