Telefonata nga Washingtoni ishte e rëndë: John Bolton ju drejtua personalisht liderëve

Lajme

Telefonata nga Washingtoni ishte e rëndë: John Bolton ju drejtua personalisht liderëve

Më: 30 janar 2019 Në ora: 19:29
John Bolton: (Foto ilustrim nga "Bota sot")

(E plotësuar) - Thirrja telefonike e shumëpritur nga Shtëpia e Bardhë mësohet se ka shkuar keq dhe me tone të rënda.

Kjo ka shqetësuar partnerët e koalicionit qeveritarë, të cilët i kanë dhënë vetes dy ditë kohë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët, për kalimin e kësaj situate.

Liderët e koalicionit qeveritar do të takohen edhe nesër dhe taksa të pritet të pezullohet, më së largu javën e ardhshme.

Ndërkohë, bëhet e ditur se në telefon me kryeministrin Haradinaj, ka folur personalisht këshilltari Nacional për Siguri i Presidentit Donald Trump, John Bolton.

Siç shkruan Metro, në takim është biseduar për tejkalimin e situatës brenda dy ditëve, dhe janë ndarë detyrat për ta tejkaluar këtë situatë të pakëndshme me sponzorin kryesor të Pavarësisë së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Java e ardhshme, do të jetë fundi i imponimeve tarifore ndaj Serbisë dhe kjo përgjegjësi do t’i ngarkojë të gjithë partnerët e koalicionit, dhe jo vetëm Haradinajn.

Një propozim më i arsyeshëm, është dukur ai i të parit të PDK-së, Kadri Veselit, i cili si modalitet për ta tërhequr taksën, ka propozuar masën e reciprocitetit për 120 ditë, e kjo si këmbim për fitim të garancës amerikane për procesin e bisedimeve.

Telefonatë për Thaçin e Haradinajn nga Shtëpia e Bardhë

Derisa partnerët e koalicionit qeveritar aktualisht gjenden në një takim të përbashkët, raportohet se një telefonatë e rëndësishme pritet të ndodhë sot nga Shtëpia e Bardhë.

Këtë telefonatë nga Washingtoni sipas asaj që raporton Klan Kosova pritet ta bëjë, John Bolton, këshilltari i presidentit të SHBA-vë, Donald Trump, me tre liderë të ndryshëm që kanë të bëjnë me Kosovën por edhe me Shqipërinë.

Një telefonatë John Bolton pritet ta realizojë me presidentin e vendit Hashim Thaçin, kryeministrin e vendit Ramush Haradinajn si dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën.

Nuk dihet nëse ende është zhvilluar kjo telefonatë por siç merr vesh Klan Kosova tema kryesore e kësaj bisede telefonike mund të jetë çështja e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat