Zharku: LDK kërkon të tërhiqet projektligji për pagat

Lajme

Zharku: LDK kërkon të tërhiqet projektligji për pagat

Më: 31 janar 2019 Në ora: 22:39
Lutfi Zharku

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Zharku, ka folur rreth projektligjit për pagat, pakënaqësitë rreth të cilit kanë nxitur greva të shumta në vend.

Zharku ka thënë në emisionin “Pressing”, se partia e tij nuk e mbështet versionin aktual të projektligjit për pagat.

Ai ka theksuar se “qëndrimi i LDK’së është që ligji duhet të tërhiqet, nuk duhet të votohet”.

Sipas Zharkut, versioni aktual i projektligjit duhet të ndryshohet, dhe se për hartimin e tij duhet bashkëpunim me sindikatat e punëtorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat