Nadalet një serb në Jarinjë

Lajme

Nadalet një serb në Jarinjë

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 13:48
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka ndaluar një serb të quajtur Goran Gjokiq në pikën kufitare të Jarinjës, i cili dyshohet për krime lufte në Pejë.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili tha se i ndaluai kishte pasur Urdhër arrest të lëshuar.

“Me datë 01 .02. 2019, rreth orës 21:50 në pikën kufitare në Jarinjë është ndaluar një person i dyshuar mashkull/serb (Z.D.), i cili ka pasur Urdhër arrest te lëshuar nga Gjykata Themelore Departamenti për Krime te renda ne Pejë”, ka thënë Hoxha.

Në lidhje me këtë është kontaktuar Prokurori kompetent i Prokurorise Speciale të RKS-se dhe më pas nga i njëjti është lëshuar vendim mbi ndalimin e personit të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat