Serbët kundër statutit të Trepçës – Pa bukë mbetën 3 mijë familje nëse rrëmbëjnë “Trepçën”, thonë ata

Lajme

Serbët kundër statutit të Trepçës – Pa bukë mbetën 3 mijë familje nëse rrëmbëjnë “Trepçën”, thonë ata

Nga: F.B Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Gazeta “Novosti” ka shkruar sot transmeton “Bota Sot” se vendosja në rend dite e çështjes së statusit të Trepçës në Kuvendin e Kosovës është dëshirë e rrëmbimit të saj, në çka tërheqin vërejtjen serbët. Ata duan në mënyrë jo legale 80 për qind e gjigantit metalurgjik të i kaloj Qeverisë së Kosovës shkuan gazeta.

Në kohën e jehonës së madhe të taksave ndaj mallrave serbe, pushteti në Prishtinë po punon edhe në një front tjetër. Para Kuvendit sot do të jetë statusi I Trepçës në bazë të cilit 80 për qind e aksioneve I kalojnë Qeverisë ndërsa 20 për qind punëtorëve.

Serbët ne veri këtë e shohin si hyrje në dyer të vogla në veri para se të vazhdoj dialogu Prishtinë – Beograd në çfardo forme. Presidenti I institucioneve të përkohshme Hashim Thaçi  hapur ka theksuar se "Gazivoda", veriu u Mitrovicës dhe Trepça nuk janë pjesë të marrëveshjes me Beogradin sepse  " të gjitha ato janë pjesë të Kosovës" dhe kjo çështje është e mbyllur.

Analisti Dragomir Angjelkoviç ka theksuar se deklarata e Thaçit nuk ka të bëjë me pasurinë  e ndërmarrjeve serbe, por në vendosjen e kufirit dhe porosia se nuk do të lëshojë "Gazivoden " dhe "Trepçen", përkatësisht veriun në gjendjen e tashme:

“Para arritjes së marrëveshjes do të bisedohet edhe çështja e pasurisë, Serbia ka të drejta në shumëçka që gjendet edhe në jug të Kosovës si në Trepçë edhe në sistemin elektroenergjetik” thotë ai.

Sipas nën kryetarit të listës serbe Igor Simiç miratimi i statutit të Trepçës do të mundësoj zbatimin e ligjit të 2016 për zgjidhjen e pronësisë me hapa të njëanshëm, pa vlerësuar ngritjen e kapaciteteve në dekadat e kalauara:

“ Nëse miratohet statute bllokohet llogaria e Trepçës në very dhe pamundësohet eksporti i koncentratit të zinkut ku 3 mijë familje mbeten pa të ardhura” tha Simiç.

Sipas dokumentacioneve thotë gazeta 55,1 për qind e kapitalit të kombinatit Trepça I takon Fondit për Zhvillim të Serbisë, ndërsa aksionar janë edhe "Generaleksport", "Jugobanka Jug banka", "Progres", EPS etj. Porn ë vitin 2016 kur prishtina miratoj Ligjin për Trepçën me të cilin kombinati kaloi në pronësi të Qeverisë, Qeveria e Serbisë anuloi këtë akt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat