Serbët braktisin FSK’në, rreth 71 pjesëtarë janë larguar - Bota Sot
Serbët braktisin FSK’në, rreth 71 pjesëtarë janë larguar

Lajme

Serbët braktisin FSK’në, rreth 71 pjesëtarë janë larguar

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 08:50
FSK-ja

71 pjesëtarë të komunitet serb kanë marrë vendim të largohen nga Forca e Sigurisë së Kosovës, nga presionet që kanë marrë nga Serbia.
Këtë e bën të ditur, ministri Rrustem Berisha në intervistë për EO, i cili shton se aktualisht nuk ka dalje të reja, ndërsa për mungesat e tyre, thotë se do të zëvendësohen.

“Nuk ka dalje të reja, tani mendoj që edhe presioni është në rënie e sipër, por ne e vlerësojmë që edhe në të ardhmen çdo ditë e më shumë ky presion do bie, deri më tani në bazë të informatave që ne posedojmë janë diku 71 serb që vec e kanë marrë vendimin për largim, edhe ato vende të punës tani me këtë kampanjën rekrutuese do të plotësohen vendet e tyre me komunitetet jo shumicë, atë serb”, tha Berisha.

Sipas Berishës, janë 300 të interesuar që të plotësojnë këto zbrasëtira të ish pjesëtarëve serb në FSK.

“Interesimi ka qenë edhe në vitin e kaluar, ne i kemi rreth 300 të interesuar që interesohen për të i plotësuar këto 70 vende por nuk do thotë që ky numër nuk do të rritet gjatë fushatës rekrutuese, sa më shumë të interesuar, mundësia jonë është që ti përzgjedhim ata që i plotësojmë standardet edhe kushtet që janë të parapara me rregullore dhe ligje në fuqi brenda forcës. 650 pjesëtarëve të rijë të uniformuar, ku në mesin e tyre do jetë edhe plotësimi i vendeve të punës sa i përket minoritetit serb, siç e dini edhe më herët ka qenë përmes medieve si numër dhe i keni ngarkuar për shkak që nuk kanë mundur të përballojnë presionin nga jashtë”, bëri të ditur Berisha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...