Çmendet Serbia: “Mjeku popullor” serb puth flamurin shqiptar, thurë lavde për Skënderbeun

Lajme

Çmendet Serbia: “Mjeku popullor” serb puth flamurin shqiptar, thurë lavde për Skënderbeun

Nga: F.B. Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 10:46
Miroljub Petroviç

Miroljub Petroviç një mjek popullor në Serbi që kohëve të fundit është në qendër të opinionit i akuzuar edhe për disa raste të keq ndikimit në shëndetin e klientëve, ka publikuar një foto ku puth flamurin shqiptar.

 Gazeta serbe “Telegraf”, ka shtruar pyetjen çfarë po ndodh me Miroljub Petroviç ,as publikimit të fotos me flamurin shqiptar, që e puth dhe thur lavde për shqiptarët?

“Kur të shihni këtë flamur, mos e shikoni si flamur të armiqve, por putheni, unë e puth”, ka thënë ai, transmeton “Bota sot”.

I gjendur në thumb të mediave dhe skandalit pas vdekjes së Slavçe Petrov, që kishte lënguar nga kanceri ndërkohë që është “shëruar” tek Miroljub Petroviç, ai tash ka goditur në ndjenjat kombëtare serbe dhe në mënyrën e vetë komentoi raportet mes serbëve dhe shqiptarëve.

Image

Në kundërshtim me deklaratën e Lëvizjes Qytetare URA në Malin e Zi, Driton Abazoviq, që Gjergj Kastrioti Skënderbeu (Miroljub e quan Gjuragj) e ka quajtur “pajtues dhe paçebërës në këto hapësira”, Petroviç ka thënë qëndrimin e tij në raportin mes dy popujve të konfrontuar.

“Gjuragj Kastrioti ka qenë njeri i madh. Ata që e dinë historinë, e dinë se ishte edhe shqiptar edhe serb. Unë publikisht mburrem që jam shqiptar, por nuk mohoj prejardhjen serbe”, ka thënë Petroviç në një video, ku pas tij në një plan të madh është vendosur flamuri shqiptar.

Ai më pas ka shtuar se shqiptarët janë ilire, ndërsa ilirët kanë marr emrin nga Iliria, njërin ndër 12 djemtë e Izraelitit.

“Vetëm emir Iliria, sipas të cilit ilirët kanë marr emrin, do të thotë “Luajt e Zotit”. Pra në hapësirat e Ballkanit jetojnë pasardhësit e një populli të Zotit. Për fat të keq këtë nuk na e mësojnë në shkollë, na mësojnë se jemi krijuar nga majmuni. Kur do të dënim historinë, do të kuptonim se termat shqiptar edhe serb janë njësoi sepse ilirët janë fëmijë semit apo serb. Në Indi semitët janë quajtur sarm apo sarb, pra serb dhe shqiptar janë sinonime. Pra serbët dhe shqiptarët janë vëllezër dhe këtë e ka ditur shumë mirë Gjuragj Kastrioti Skënderbeu”, ka përfunduar mjeku kontravers popullor.

Ndërsa për flamurin e varur në mur ka thënë: “Ky flamur që po shihni tek unë në dhomë është flamuri i Gjuragj Kastriotit Skënderbeu që ishte udhëheqës lufte i të gjithë njerëzve të mirë pa dallim besimi dhe kombësie siç ishte stërgjyshi im Vojvoda Radonja Petroviç, guvernatori i këtyre trojeve. Kur shihni këtë flamur mos e shihni si flamur të armiqve, pa marr parasysh nëse jeni serb a shqiptar putheni atë. Unë e puth si flamurin e Skënderbeut trimit më të madh të shekullit 15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat