Një javë pas vdekjes së Arian Dacit, bashkëshortja e tij i bën dedikim emocionues

Lajme

Një javë pas vdekjes së Arian Dacit, bashkëshortja e tij i bën dedikim emocionues

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 14:21
Bashkëshortja e Arian Dacit, Merita

Bashkëshortja e Arian Dacit, Merita, ka shkruar dedikim prekës një javë pas ndarjes së tij nga jeta.

Arian Daci humbi jetën më 26 janar si pasojë e rënies së një orteku bore në Brezovicë.

Një javë pas vdekjes së tij, bashkëshortja e Arianit, Meria, ka shkruar fjalë prekëse dedikuar atij.

Ky është postimi i plotë i meritës, pa ndërhyrje:

“ARI IM 

Kurrë se kisha mendu që mundem me shkru këtë shkrim për ty.

Në këto ditë të vështira më kujtohen gjitha momentet që kaluam së bashku, ishin plot 20 vite, u rritem bashkë, mësuam gjithcka bashkë, e jetuam cdo dite sikur të ishte e fundit.

Nuk e dita që në këtë jetë Zoti më kishte dërguar një Engjull për të më bërë të lumtur e të përmbushur në çdo aspekt.

Por në të gjitha keto vite pjesë e rëndesishme e jetës sonë u bë bora e bardhësia e saj që e deshe aq shumë, ndoshta ishte shpirti yt i bardhë, që të tërheqi deri në përjetësi.

Mua me le shumë kujtime te bukura dhe shembullin se si duhet te kujdesem per familjen, dhe misionin jo të lehtë për t’i rritur e edukuar Diarin e Deonin që aq shumë bëre për ta, me zemër të thyer do të mundohem që këtë mision ta përmbushi me forcën e vullnetin më të madh.

Qenka e vërtete thënia se “Zoti i merr herët njerëzit më të mirë afër vetes”
Deri të bashkohem me ty atje ku nuk ka ndarje, do të jesh çdo moment në zemrën time.

Lamtumirë dashuria e jetës.

Të dua ”.

Kujtojmë që Arian Daci ishte zëvendësministër i diasporës në Qeverinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat