Bashkëshortja e Arian Dacit:“Zoti i merr herët njerëzit më të mirë afër vetes”

Lajme

Bashkëshortja e Arian Dacit:“Zoti i merr herët njerëzit më të mirë afër vetes”

Nga: Z.B Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 16:33
Foto

Merita, bashkëshortja e Arian Dacit, përmes nnjë postimi në “Facebook”, një javë pas vdekjes, i ka bërë një dedikim prekës bashkëshortit të saj tashmë të ndjerë,përcjell Bota Sot.

Ajo ka shkruar se qenka e vërtete thënia se “Zoti i merr herët njerëzit më të mirë afër vetes”.

Zëvëndësministri i Diasporës, Arian Daci, humbi jetën më 26 janar si pasojë e rënies së një orteku bore në Brezovicë.

Postimin e plotë:

“ARI IM

Kurrë se kisha mendu që mundem me shkru këtë shkrim për ty.

Në këto ditë të vështira më kujtohen gjitha momentet që kaluam së bashku, ishin plot 20 vite, u rritem bashkë, mësuam gjithcka bashkë, e jetuam cdo dite sikur të ishte e fundit.

Nuk e dita që në këtë jetë Zoti më kishte dërguar një Engjull për të më bërë të lumtur e të përmbushur në çdo aspekt.

Por në të gjitha këto vite pjesë e rëndësishme e jetës sonë u bë bora e bardhësia e saj që e deshe aq shumë, ndoshta ishte shpirti yt i bardhë, që të tërhiqe deri në përjetësi.

Mua me le shumë kujtime te bukura dhe shembullin se si duhet te kujdesem per familjen, dhe misionin jo të lehtë për t’i rritur e edukuar Diarin e Deonin që aq shumë bëre për ta, me zemër të thyer do të mundohem që këtë mision ta përmbushi me forcën e vullnetin më të madh.

Qenka e vërtete thënia se “Zoti i merr herët njerëzit më të mirë afër vetes”

Deri të bashkohem me ty atje ku nuk ka ndarje, do të jesh çdo moment në zemrën time.

Lamtumirë dashuria e jetës.

Të dua ❤”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat