Edi Rama “shkrin” akullin ndërmjet Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit?! - Bota Sot
Edi Rama “shkrin” akullin ndërmjet Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit?!

Lajme

Edi Rama “shkrin” akullin ndërmjet Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit?!

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 00:12
Pamje nga takimi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duket se ka rritur që ta “shkrijë” akullin ndërmjet kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi.

Një foto që është publikuar nga i biri i presidentit, Emdriti, shihet që kryeministri shqiptar ka arritur që t’i tubojë në një darkë liderët e vendit.

Kohëve të fundit, ka pasur përplasje ndërmjet kryeministrit Haradinaj dhe presidentit Thaçi, për çështjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe për çështjen e negociatave me Serbinë.

Mirëpo, sonte atmosfera ndërmjet tyre duket e relaksuar.

Ndryshe, koalicioni me kryeparlamentar Kadri Veselin, kryeministër Ramush Haradinajn, e zëvendëskryeministra Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli, ka kaluar ditët e fundit përplasje të mëdha kryesisht rreth taksës që Qeveria i ka vënë mallrave nga Serbia e Bosnjë dhe Hercegovina. SHBA-ja dhe BE-ja bëjnë thirrje të vazhdueshme për tërheqjen e saj.

Haradinaj insiston që të mbetet, Thaçi ka dhënë ndërkombëtarisht fjalë se ajo mund të hiqet, e Veseli kërkon që të pezullohet për 120 ditë.

Haradinaj ka thënë se me presidentin Thaçi nuk e ka takuar një kohë të gjatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...