Fillon trajnimi për zyrtarë policorë si reagues të parë të dhunës në familje

Lajme

Fillon trajnimi për zyrtarë policorë si reagues të parë të dhunës në familje

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Në ceremoninë e hapjes së trajnimit që u mbajt në objektet e PK-së në Prishtinë, morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Rashit QALAJ, ambasadori i Italisë në RKS z. Sardi dhe drejtori i Departamentit për Siguri Publike në OSBE, z. Rogue, njofton Klan Kosova.

Si fazë e parë e projektit është paraparë trajnimi pesë ditor (4 deri 8 shkurt 2019) për trajnimin e trajnerëve si reagues të parë të rasteve të dhunës në familje.

Fillimisht do të trajnohen dymbëdhjetë zyrtarë policorë e më pas nga ata do të kryhen trajnime tjera për zyrtarët policorë.

Qëllimi i trajnimit është që zyrtarët e trajnuar të pajisen me njohuritë, praktikat dhe metodat më të avancuara se si t’iu qasen rasteve të dhunës në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat