Amerika, Britania, Gjermania dalin në krah të Kosovës, mund të bllokojnë Këshillin e Sigurimit për Kosovën

Lajme

Amerika, Britania, Gjermania dalin në krah të Kosovës, mund të bllokojnë Këshillin e Sigurimit për Kosovën

Nga: Beqir Sina Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 21:08
Vlora Çitaku dhe Ivica Daçiq në Këshill të Sigurimit

Ende mbetet e paqartë nëse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të debatojë për Kosovë më 7 shkurt apo jo!

UN - NEW YORK : ( Bota sot 4 Shkurt 2019) SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe Polonia janë shprehur fuqishëm kundër raportimit tremujor të sekretarit të përgjithshëm të KB-së për Kosovën, thonë burime diplomatike nga Sela e Kombeve të Bashkuara në New York.

Ndryshe, SHBA dhe Britania e Madhe, Gjermani, tash e sa kohë kanë bërë thirrje që në Nju Jork të mos ketë seanca mbi raportin e rregullt të UNMIK-ut për Kosovën, duke pranuar kështu SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, realitetin e ri të krijuar me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur. Këtë “kastalicioni”

Ato së bashku hoqën nga axhenda e tremujorit të parafundit vitin e kaluar debatin e rredhës për Kosovën në 23 Gusht 2018.

Treshja SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, thuhet se kanë kundërshtuar ashpër synimin për të vendosur raporte të rregullta tremujore të sekretarit të përgjithshëm të KB-së mbi Kosovën në axhendën e seancës, tha të hënën pëe gazetën Bota sot në Nju Jork, një burim diplomatik nga Selia e Kombeve të Bashkuara, ku pritet të mbahet takimi rutinë për Kosovën në Këshillin e Sigurimit.

I njëjti burim konfirojmë se për herë të parë rendi i ditës, ende nuk është miratuar në Këshillin e Sigurimit të KB-së, pra bëhet fjalë për takimin tremujorë për Kosovën, i cili propozohet çdo muaj nga presidenti i rradhës së Këshillit të Sigurimit, - diçka, kjo që për her të dytë prej se kur nisën këto takime në Këshillin e Sigurimit të KB, “Kastalicioni” SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe Polonia, e anulluan atë në Gusht 2018

Por ka indice diplomatike se Beogradi, po inicion direkt me aleatët e saj në Këshillin e Sigurimit me Moskën e Pekinin, që rendi i ditës të miratohet në “minutën e fundit”, që takimi i parë për këtë vit të mbahet më datën e 7 shkurtit, duke i drejtuar një letër ministrit të jashtëm Ivanov dhe atij kinez.

Megjithatë, duhet theksuar se mbetet e panjohur nëse Kosova, do të jetë me 7 shkurt në takim në se mbahet, mbasi koha është shumë e shkurtër dhe nuk i jepet kohë Kosovës të përgatitet pëe një takim të till.

"Ne vështirë se mund të marrim nëntë vota për ta vënë atë në axhendë, sepse nuk ka veto atje, por ata nuk mund të marrin nëntë vota për ta bërë atë të mos ndodhë", citohet të ketë thënë ministri i jashtëm serb Ivica Daqiq.

Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të arrijë marrëveshje për çështjen, duke theksuar se nëse - në një kohë kur bllokohet dialogu i Kosovës - dikush thotë se nuk ka nevojë të flitet për Kosovën "mund të pritet që Kosova dhe Metohija kurrë nuk do të të jetë sërish në axhendë. "

"Nesër unë duhet të shkoj në Uashington për një konferencë, prej aty në Nju Jork, sepse seanca është planifikuar për në 7 shkurt. Nuk është e sigurt nëse do të jetë (në rend dite), ata me siguri do të vijnë dhe thonë, 'ne' duke hapur seancën, i cili është në favor të miratimit të rendit të ditës "- dhe mund të ndodhë që të arrijmë atje dhe nuk e miratojnë axhendën. Kjo nuk është sjellje serioze për një organizatë që ka pretendime për udhëheqjen e botës", tha Daqiq .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat