SHBA dhe Anglia përgatisin ferrin për Serbinë në OKB – zbulohen detaje të luftës për Kosovën në New York

Lajme

SHBA dhe Anglia përgatisin ferrin për Serbinë në OKB – zbulohen detaje të luftës për Kosovën në New York

Nga: F.B Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 21:28
Vlora Çitaku dhe Ivica Daçiq në Këshill të Sigurimit

Beteja për Kosovën po vazhdon në çdo vend, ndërsa më e ashpra është në Nju Jork, ku duhet të votohet nëse duhet të vazhdojë debati për gjendjen në krahinën jugore serbe si deri më tani ose zbulon Espreso.rs, transmeton “Bota Sot”.

Siç mëson ky portal, po vazhdon presioni i Uashingtonit dhe Londrës që Guineja Ekuatoriale, e cila udhëheqë me Këshillin e Sigurimit të mos e fus në rend ditë çështjen e Kosovës.

“ShBA dhe Anglia nuk dëshirojnë që të bisedohet fare për Kosovën dhe kjo çështje të hiqet fare. Por Guineja Ekuatoriale është treguar mik i sinqertë me Serbinë dhe thotë se në Këshillin e Sigurimit edhe më tutje do të debatohet situate në krahinën jugore serbe” zbulon një burim diplomatik.

Faktet flasin se KS i OKB-së ende nuk ka pasur sukses të miratoj rendin e ditës. Aktualisht po luftohet mes vendeve anëtare a duhet të vazhdoj praktika e deritashme e debatit në çdo tre muaj rreth raportit të sekretarit gjeneral të OKB për misionin e UNMIK-ut në Kosovë.

Në faqen e OKB-së ende nuk orar zyrtar të mbledhjes së KS të OKB-së për këtë muaj, përveç njoftimit se me 4 shkurt do të diskutohet për kërcënimet e paqes ndërkombëtare dhe sigurisë.

Aktivitetet e paguara si burim i pasigurisë dhe destabilizimit në Afrikë.

Ambasadori i Guinesë Ekuatoriale kryesues i KS në muajin shkurt ka deklaruar se KS është i vendosur që përmes bisedimeve të arrihet zgjidhja në lidhje me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat