Mediat serbe e quajnë “Sharlatani i Pacollit” kryetarin Agim Bahtiri – deshi të heq Mitrovicën Veriore dhe kërcënoi serbët me luftë

Lajme

Mediat serbe e quajnë “Sharlatani i Pacollit” kryetarin Agim Bahtiri – deshi të heq Mitrovicën Veriore dhe kërcënoi serbët me luftë

Nga: F.Beka Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 12:35
Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri

Deshi të heq Mitrovicën e veriut dhe “ të ulet në fron” të qytetit të bashkuar. E kanë shikuar si “sharlatan” dhe atë propozim e dërgoi në institucione në Prishtinë dhe mori mbështetjen e Thaçit. Tash idetë e tij kanë eskaluar dhe fton hapur në luftë?! Bëhet fjalë për kryetarin e Mitrovicës në jug Agim Bahtiri që është anëtar i partisë së Pacollit, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Provokimi i fundit në serinë e provokimeve është kërcënimi se “ nëse preket qyteti i Mitrovicës”, në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, do të ketë luftë”.

Pretendimet ndaj Mitrovicës jo vetëm për jug por edhe për veri nuk janë të reja kur bëhet fjalë për Bahtirin, nuk është e panjohur se ai është jo vetëm për-folës por edhe iniciator për “Mitrovicën unike” në të cilën ai do të jetë kryetar.

Fillimisht për këtë ide ai vetëm ka provokuar dhe ka kërkuar nga institucionet e Kosovës propozimin për ndryshim të ligjit që të mundësoj “bashkimin” e veriut me jugun që sipas akteve janë dy komuna të veçanta.

Kur kjo nuk u mbështet ai dorëzoi vetë peticionin e qytetarëve që mbështesin iniciativën për bashkimin e pjesës jugore ku jetojnë shumica shqiptare me veriun ku shumicë jetojnë serbët.

Pas kësaj ndodhi rikthimi me mbështetjen që mori nga Thaçi duke shtyrë Bahtirin në idenë e tij për rrëmbim të pjesës veriore.

Por shqetësuese është fakti se në këtë tregim të rrëmbimit të territorit ka nis të kërcënoj me luftë gjë që është gjykuar ashpër nga serbët e Kosovës.

Kjo nuk është ideja e vetme e Bahtirit anëtar i partisë së shefit të diplomacisë së Kosovës, Behxhet Pacollit, sipas burimeve të “Blic”, Bahtiri në çdo mënyrë tenton të “hedhet” në PDK partinë që ka formuar Thaçi. Me ata” ka një lidhje të fshehtë”, dëshmon edhe mbështetja që mori nga Thaçi për bashkimin e Mitrovicës.

Para kësaj Bahtiri ia pat parë të madhe qëndrimit të Thaçit në liqenin e Gazivodes, kur çdo gjë ishte “vërshuar”, nga policia e mediat, ndërkohë kohë më pasi ai kishte shkuar vetëm duke deklaruar se liqeni është vend i mrekullueshëm dhe se policia e Kosovës meriton pushim në vikend.

Bahtiri ka pasur edhe ide origjinale të përurimit të urës së Ibrit, duke premtuar sjelljen e pop këngëtares me famë botërore Shakira në hapje, duke thënë se po diskutohet paraqitja e saj.

Për dallim nga shumë politikanë shqiptarë në Kosovë, që mund të ndërlidhen me UÇK-në, Bahtiri nuk është në atë tregim.

I lindur në Mitrovicë ku ka jetuar, zhvendoset në Holandë në vitin 1993, ku ka mbaruar shkollën dhe ka punuar, Në politikë kyçet në vitin 2013 në garën kur zgjedhet kryetar i Mitrovicës jug. Ka punuar në disa kompani në Holandë dhe kompaninë e vetë ku punon mirë.

Sipas organeve të Kosovës Bahtiri posedon paluajtshmëri në vlerë 8 milionë euro dhe tokë që ka trashëguar nga familja në vlerën 6 milionë euro. Vozit një automobil të vjetër ”audi K7" të cilin e ka paguar 10.000 euro.  Ka kursime bankare por rregullisht merr pagën nga buxheti komunal në vlerën 15. 753 euro në vit dhe pagën nga kompania në Holandë në shumën 336.000 euro në vit./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat