Bënabiq nuk pajtohet me Freedom House se Serbia nuk është vend i lirë

Lajme

Bënabiq nuk pajtohet me Freedom House se Serbia nuk është vend i lirë

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 14:18
Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq sot ka deklaruar se “nuk pajtohet” me Freedom House në të cilin pretendohet se Serbia më nuk është vend i lirë por pjesërisht e lirë dhe ka shtuar se mendon se “ata jetojnë në një vend të lirë qysh para disa vjetësh”.

“Raporti i Freedom House “është relativ për mua dhe unë nuk pajtohem me të. Absolutisht nuk mendoj dhe nuk ndihem se jetojë në një vend pjesërisht të lirë”, ka thënë ajo për gazetarë.

Kryeministrja e Serbisë ka pretenduar se ajo “mendon se Serbia është vend i lirë në të cilin qeveria kujdeset për qytetarët”, dhe ka shtuar se “qeveria e Serbisë është në shërbim të qytetarëve”.

“Mendoj se kjo është mënyrë e duhur të tregohet liria dhe toleranca”, ka thënë Bërnabiq.

Ajo ka thënë se raporti i Freedom House nuk është objektiv dhe se ajo me të nuk pajtohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat