Enver Hoxhaj viziton Drenasin, Qeveria do të vazhdojë të investojë në këtë komunë

Lajme

Enver Hoxhaj viziton Drenasin, Qeveria do të vazhdojë të investojë në këtë komunë

Nga: Z.B. Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 16:16
Foto

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxha, përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se ka vizituar Drenasin, përcjell Bota Sot.

Ai përmes këtij shkrimi ka thënë se së bashku me kryetarin Lladrovci kemi vizituar kompani në parkun e biznesit në Drenas, siç janë fabrika për përpunimin e plastikës “Poëerpack LLC”, fabrika për përpunimin e barnave “Genti Pharm”

Gjithashtu ai ka thënë se Qeveria qëndrore do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e Komunës së Drenasit.

postimi i plotë:

Sot kam vizituar Komunën e Drenasit, ku së bashku me kryetarin Lladrovci kemi vizituar kompani në parkun e biznesit në Drenas, sic janë fabrika për përpunimin e plastikës “Poëerpack LLC”, fabrika për përpunimin e barnave “Genti Pharm”, fabrika për prodhimin e ashensorëve në partneritet me një kompani gjermane “Lift Kosova “. I mahnitur nga standardet e larta që i përdorin këto kompani për nxjerrjen e produkteve të tyre në tregun vendor, derisa shumë prej tyre tashmë kanë nisur të eksportojnë në vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës.

Po ashtu, kam vizituar shkollën e mesme teknike “Fehmi Lladrovci”, ku theksova se rritja e pagave që është bërë me ligjin e ri i cili u miratua javën e kaluar, është edhe përgjegjësi e re për rritjen e cilësisë në mësimdhënie.

Qeveria qëndrore do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e Komunës së Drenasit, derisa punojmë për ndarjen e buxhetit në mënyrë të decentralizuar në mënyrë që komunat të kenë rol më të madh në vendimmarrje për projektet zhvillimore.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat