Zvicër, Gjykata Federale pesë vjet burg për serbin i cili përdhunoi tetë shokë të klasës

Lajme

Zvicër, Gjykata Federale pesë vjet burg për serbin i cili përdhunoi tetë shokë të klasës

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 17:54
Policia zvicerane dhe krimineli

Lausanne (VD) , 7 Shkurt -Gjykata Federale konfirmoi dënimin e një personi të ri me aftësi të kufizuara që kishte dhunuar dhe abuzuar shokët e klasës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra duke ju referuar vendimit të Gjykatës kantonale të Vaud-it, sipas dekretit 6B_1167.

Ai është një serb i lindur në Gjermani. Familja e tij erdhi në Zvicër në vitin 2003 dhe ai ndoqi një shkollë speciale për shkak të zhvillimit të tij të vonuar.

Gjykata për të mitur e kishte dënuar atë në vitin 2009, 2010 dhe 2012 për aktet seksuale me fëmijë. Si një i mitur dhe pastaj një i ri, ai përdhunoi dhe abuzoi me tetë shokë të tjerë të klasës. Sipas një gjykimi të Gjykatës Federale, një tjetër rast në lidhje me aktet seksuale ndaj të miturve është në proces në kantonin e Bernës, njofton agjencia e lajmeve "Presheva Jonë"

I riu ishte ekzaminuar nga tre ekspertë. Ata gjetën një vonesë mendore të butë dhe të moderuar. Ai gjithashtu ka vështirësi në kontrollimin e impulseve të tij, veçanërisht ato seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat