Patriarku Irinej: Serbia pa Kosovën është si njeriu pa zemër

Lajme

Patriarku Irinej: Serbia pa Kosovën është si njeriu pa zemër

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 23:06
Irinej

Ndarja e Kosovës dhe kufijtë e rinj, për të cilët po flitet, për Kishën Ortodokse Serbe (SPC) dhe për shumicën e popullatës nuk janë zgjidhje, sepse Serbia pa Kosovën nuk është Serbi, ka deklaruar patriarku serb Irinej për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti.

“Kur njeriut ia nxirrni zemrën, ai nuk është më njeri”, ka thënë patriarku gjatë vizitës në Moskë.

Ai ka theksuar se qëndrimi i Serbisë dhe i KOS-i t është që në tërësi të respektohet rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244, që popullit shqiptar t’i sigurohet liria dhe autonomia, porse territori i Kosovës të mbetet në kuadër të Serbisë.

“Ky është qëllimi i Kishës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat