Britania e Madhe godet ashpër Serbinë në OKB: Si ka mundësi që nuk kërkoni falje për krimet e luftës - Bota Sot
Britania e Madhe godet ashpër Serbinë në OKB: Si ka mundësi që nuk kërkoni falje për krimet e luftës

Lajme

Britania e Madhe godet ashpër Serbinë në OKB: Si ka mundësi që nuk kërkoni falje për krimet e luftës

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 07:41
Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Karen Pierce

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Karen Pierce ka bërë kritikuar ashpër Serbinë gjatë fjalimit në të cilin ia përmendi edhe krimet e luftës. Ajo pyeti se si ka mundësi që Serbia të flas për të kaluarën pa kërkuar falje për krimet e luftës?

Diplomatja britanike me këtë rast theksoi:

“Kam qenë në Kosovë dhe kam qenë edhe në Veri. Ka tensione ende në komunitete dhe komunitetet nuk e kanë trajtuar gjithmonë njëri tjetrin me miqësi e respekt. Por më vjen keq që dëgjova sot nga njëri prej folësve Serbia që do të thotë në mosnjohjen e ngjarjeve që na quan neve te Rezoluta 1244, praninë e UNMIK-ut në Kosovë. Asnjë keqardhja, asnjë pranim të fajësi dhe krime të luftës që janë bërë në terren dhe krimet që janë përcaktuar dhe përkufizuar nga Tribunali ndërkombëtarë që u themelua nga ky këshill”, tha ajo.

Britania po ashtu e vlerësojë lartë rolin e Krijimit të Ekipit për Dialogun që krijon uniteti politik prë Kosovën dhe garanci për përkushtimin për dialog.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...