Sa janë zbatuar marrëveshjet Kosovë-Serbi për doganën

Lajme

Sa janë zbatuar marrëveshjet Kosovë-Serbi për doganën

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 11:42
Ilustrim

Përmes kësaj infografike, janë paraqitur marrëveshja për Vulat Doganore, marrëveshja për Mbledhjen e të Hyrave Doganore, marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, dhe marrëveshja për Shkëmbimin Sistematik të të Dhënave Elektronike mbi Doganat (SEED), transmeton Koha.net.

Sipas KDI-së, në marrëveshjen për vulat doganore, Kosova ka zbatuar në tërësi të gjitha obligimet e kësaj marrëveshje ndërsa Serbia, vazhdon të shkelë marrëveshjen duke përdorur vula paralele doganore.

Në marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, Kosova ka ndërtuar pikat kufitare në Merdare dhe Mutivodë. Pikë-kalimi kufitar në Bërnjak, thotë KDI-ja, nuk është filluar për shkak të pengesave nga ana e Serbisë.

Ndërkaq, Serbia nuk ka punuar fare në ndërtimin e pikave kufitare në Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe Muqibabë. Pala serbe, thotë KDI-ja, është ende në fazat e hershme të vlerësimeve të projekteve.

Në muajin shtator të vitit 2013, kur u bë marrëveshja për Shkëmbimin Elektronik të të Dhënave Doganore, Kosova ka filluar zbatimin që në vitin 2013, ndërkaq, Serbia, ka filluar zbatimin në nëntor të vitit 2015.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat