Xhavit Drenori i reagon Lladrovcit: Me 20 mijë euro, a mundemi me e ble një kope dele?

Lajme

Xhavit Drenori i reagon Lladrovcit: Me 20 mijë euro, a mundemi me e ble një kope dele?

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 12:26
Ramiz Lladrovci, Xhavit Drenori

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka paditur ish-asmablistin, Xhavit Drenorin për shpifje, duke i kërkuar dëmshpërblim 20 mijë euro.

Ky i fundit ka reaguar duke thënë se me 20 mijë euro a mundemi me e ble një kope dele.

“Delet në vlerë prej 20 mijë euro edhe pa padi i’a kisha ble, por ama me kope duhet me i’a ble edhe një qen besnik qe ja ruan delet”, ka shkruar Drenori.

Reagimi i plotë:

Me 20 mijë euro, a mundemi me e ble një kope dele?

Delet në vlerë prej 20 mijë euro edhe pa padi i’a kisha ble, por ama me kope duhet me i’a ble edhe një qen besnik qe ja ruan delet.

Pra ky mentaliteti i KËRCËNIMIT, SHANTAZHIT, FRIKËSIMIT, e krejt këto duke thënë që e ka mirë me shefin dhe SISTEMIN e ka në dorë, është pikërisht menataliteti i policit të akuzuar i cili e kishte “përvetësuar” viktimen.

E unë këtë mentalitet e luftoj, pra nuk i nënshtrohem!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat