Protesta të reja në Serbi - Bota Sot
Protesta të reja në Serbi

Lajme

Protesta të reja në Serbi

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 19:20
Protesta të reja në Serbi

Sot vazhdojnë protestat “Një prej pesë milionëve”. Ato sonte vazhdojnë në Novi Sad, Nish, Bor, Çaçak, Shabac, Vranje... Sipas të dhënave të gazetës serbe Danas, në dy muajt e kaluar protestat janë mbajtur në 50 qytete të Serbisë, dhe prej tyre në rreth 30 qytete po mbahen rregullisht një herë në javë.

“Po mblidheni këtu me javë, si në Beograd, ashtu edhe qytetarët në më shumë se 50 qytete në gjithë vendin, dhe derisa kryetari i Partisë Përparimtare Serbe është nisur në turneun e tij lamtumirës, të gjithë ne të cilët dëshirojmë shoqëri të lirë dhe të drejtë, jemi nisur në turneun fitimtar! Sot jemi dëshmitarë se si disa të ashtuquajtur kolegë tanë i gënjejnë bashkëqytetarët e tyre për llogari të Liderit dhe po i fyejnë dhe gjuajnë baltë në ata të cilët guxojnë ta kritikojnë atë Lider. Sot jemi dëshmitarë se si nga buxhetet publike miliona euro shkojnë nëpërmes të konkurseve të kurdisur për bashkëfinancim të përmbajtjeve të medieve nëpër xhepa të tipave të dyshimtë të cilët i kanë grabitur pronësitë e medieve, dhe jemi dëshmitarë se si miliona euro po barten vetëm në medie të përshtatshme për reklamim të gënjeshtrave të shtetit”.

Me këto fjalë gazetari Zhelko Bodrozhiq filloi adresimin e tij për pjesëmarrës të protestës së katërt “1 prej 5 milionëve – Stop këmishëve të përgjakshme” i cili filloi  në orën 18 para Teatrit Kombëtar Serb në Novi Sad.

Pas tubimit qytetarët do të nisen në shëtitje nëpër rrugët e qytetit. Kolona nga Sheshi i Teatrit do të vazhdojë shëtitjen nëpër rrugët kryesore të qytetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...