Pas protestës së serbëve në Mitrovicë sot protestohet edhe në Graçanicë

Lajme

Pas protestës së serbëve në Mitrovicë sot protestohet edhe në Graçanicë

Nga: F.B Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 09:26
Branislav Markoviç

Protesta “1 në 5 milionë” që javën që shkoi u mbajt në Mitrovicë këtë të shtunë do të bartet edhe në Graçanicë, sipas burimeve nga veriu në Mitrovicë, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

“Ideja jonë është që jo vetëm në veri por në të gjitha qytetet të bartet protesta, Që mos të ketë “kufizim mes neve. Duke ditur presionet ekzistenciale në të cilat qytetarët janë ekspozuar do të jemi të kënaqur me çdo numër të tyre”. ka thënë për Danas Dejan Nedeljkoviç, që ndihmon në organizim Branislav Markoviçin.

Markoviç është i njohur me porosinë që një javë më parë dërgoi nga Manastiri për protestën që u organizua në Mitrovicë.

Tubimi është paraqitur në Policinë e Kosovës, do të mbahet në ora 18.00 para komunës. Do të ketë shëtitje rrugës kryesore deri tek lapidari i Millosh Obiliqt, ndalesë tek manastiri njoftojnë organizatorët.

“Në protestën në Graçanicë do mbështesim kërkesat e protestave në Serbi dhe shtrojmë pyetjen “ Çka është kufizimi”. Kjo është çështje që na mundon, çfarë do të bëhet me ne,. mbetemi në Shqipërinë e madhe apo çka. Nëse Vuçiq Moskës, Uashingtonit, Londrës , Brukselit iu ka thënë çka është kufizimi le të na thotë edhe neve” – thotë Dejan Nedeljkoviç.

Ata kanë përmendur edhe dy raste në të cilët organizatorët, pjesëmarrësit dhe mbështetësit kanë pasur telashe nga mbështetësit e Qeverisë, rastet në Shterpcë, Vushtrri përkatësisht Prilluzhë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat