Gazeta beogradase “Danas” duke u thirrur në burime ndërkombëtare diplomatike ka thënë se Gjykata Speciale e Hagës e ka intervistuar presidentin aktual të Kosovës Hashim Thaçin larg syve të opinionit.
Derisa mediat e Kosovës para pak kohësh kur presidenti i Kosovës ishte në pushim, spekulonin se po bën marrëveshje me Aleksandër Vuçiqin për ndarjen e Kosovës, mediat beogradase po spekulojnë tani se atë kohë është marrë në pyetje fshehurazi nga Prokuroria Speciale në Hagë, bazuar në raportin e ish senataroit zviceran Dick Marty.
Sidoqoftë “Danas” ka thënë se nuk ka marrë përgjigje nga Gjykata Speciale në lidhje me pohimet që ka bërë sipas burimeve të saj.