Marshi kundër Vuçiqit zhvendoset në Graçanicë, marrin pjesë qindra persona

Lajme

Marshi kundër Vuçiqit zhvendoset në Graçanicë, marrin pjesë qindra persona

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 18:55
Pamje nga protesta

Qindra persona kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga serbët e Graçanicës me logon ‘Jo më këmisha të përgjakura’, duke protestuar dhunën në politikë dhe ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kjo protestë ka ardhur pasi pasi kryetari i Partisë së Majtë Serbe, Borko Stefanoviq u përgjak në një sulm në fund të nëntorit.

Protestuesit mbanin në dorë pankarta në të cilat shkruan “Serbia pa Kosovën si njeriu pa zemër”.

Opozita kishte bërë thirrje qytetarëve për protestë lidhur me mungesën e demokracisë në Serbi dhe shtypjen e zërave disidentë brenda dhe jashtë Parlamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat