Për Kosovën, sipas Ljajiç, Serbia duhet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme

Lajme

Për Kosovën, sipas Ljajiç, Serbia duhet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme

Nga: F.B. Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 09:37
Rasim Ljajiç

Ministri i Tregtisë, turizmit dhe Telekomunikacionit dhe kryetar i Partisë Soacia-demokrate të Serbisë, Rasim Ljajiç ka vlerësuar se tash arsyet për zgjedhje janë më të mëdha se dy herë më herët kur janë shpallur ato, shkruan “Alo”, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Së pari për Kosovën, sepse është me rëndësi për vazhdimin e bisedimeve të hyhet me legjitimitetin dhe kapacitetin politik”, tha Ljajiç.

Sipas tij, është logjike që për çështje të rëndësishme të bisedohet në fillim dhe jo në fund të mandatit.

“Nëse keni protesta në të cilat vihet në pyetje legjitimiteti i pushtetit, atëherë nuk ka mënyrë më të mirë që kjo të provohet në zgjedhje”, ka thënë Ljajiç i cili ka shtuar se nuk ka të dhëna relevante nëse do të ketë zgjedhje në pranverë.

Ai mendon se edhe nëse bëhet shpallja e zgjedhjeve, partia që ai drejton së pari do të bisedoj për koalicionin me Partinë Përparimtare të Serbisë.

I pyetur lidhur me protesta e qytetarëve, Ljajiç ka theksuar se përgjigja më e mirë është të mos komentohen  përderisa janë të qeta dhe pa incidente, “posaçërisht të mos merremi me numrat e protestuesve”.

“Me fjalë tjera, ashtu si Vuçiq u soll ndaj protestuesve pas zgjedhjeve presidenciale dhe e pamë si përfunduan ato”, tha Ljajiç.

Kjo nuk është injorim i protestës, por shikim racional i shprehjes së pakënaqësisë por edhe mundësive të tyre.

“Kjo protestë as është heterogjene edhe për nga numri i pjesëmarrësve, edhe për profilin ideologjik edhe për mesazhet politike sa që mund të mbahen vetëm në gabimet tona”, ka thënë Ljajiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat