Surliq: Prishtina përdori forcë të tepruar, serbët mund të përfundojnë me brinjë të thyer

Lajme

Surliq: Prishtina përdori forcë të tepruar, serbët mund të përfundojnë me brinjë të thyer

Nga: F.B. Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 09:35
Stefan Surliq

Zgjidhja e vetme për Kosovën është marrëveshja që serbëve iu krijon ndjenjën se po jetojnë në Kosovë, ndërsa shqiptarëve se kanë realizuar shtetësinë, ka thënë Stefan Surliq nga Qendra studimore interdisiplinare të Ballkanit duke shtuar se Bashkësia e komunave të bëhet kategori kushtetuese.

Sipas Surliq, “Prishtina me përdorimin e tepruar të forcës ka dëshmuar se ministrat shqiptarë gëzojnë privilegje, ndërsa ata serbë mund të përfundojnë me brinjë të thyer", transmeton gazeta “Bota sot”.

“Nëse është ashtu pse bëjmë dialog të brendshëm?", pyet Surliq në mbledhjen e “Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian” që u organizua si pjesë e dialogut të brendshëm.

Ai porositi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të shfrytëzoj ndihmën e liderëve evropianë që të arrihet “marrëveshja historike” në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Konflikti i ngrirë do të na përballte me popullatën që nuk ka asnjë identitet me Serbinë.

“Interesi i vendit tonë është sigurimi i ekonomisë vepruese për serbët në Kosovë, sigurimi ekzistencës dhe gjetja e statusit special për trashëgimi kulturore, sepse ajo duhet të mbetet e ruajtur në kuadër të Sigurisë”, thotë Surliq.

“Ndarja e territorit nga Ibri po ashtu nuk është zgjidhje, sepse do përballemi me margjinalizim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat