Më së shumti tiketa janë shqiptuar për mungesë të aparatit të zjarrit, gjithsej 44 të tilla. Në 24 raste, drejtuesit janë gjobitur për mungesë të pajisjeve rezervë, ndërsa 17 tiketa janë dhënë për mungesë të kontrollit 6-mujor të mjeteve transportuese.
Dënime janë shqiptuar edhe për kundërvajtje të tilla si drita të parregullta, tejkalim nga ana e djathtë, pa regjistrim, pasagjerë më tepër, errësimi i xhamave, përdorimi i telefonit, mos vendosja e rripit të sigurisë, tejkalim i shpejtësisë etj.
Policia e Kosovës thotë se me të tilla plane operative synohet rritja e sigurisë në trafik dhe ulja e aksidenteve të komunikacionit.