Vizitë e befasishme e ish-kryeadministratorit të OKB-së Kai Aide në Beograd: Takim me Vuçiqin

Lajme

Vizitë e befasishme e ish-kryeadministratorit të OKB-së Kai Aide në Beograd: Takim me Vuçiqin

Nga: F.B Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 18:57
Pamje nga takimi

“Kam pasur rast të takoj diplomatin norvegjez Aide dhe të bisedojmë për çështje me rëndësi në Ballkan dhe Evropë”  ka njoftuar përmes Instagram presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duke shtuar se ai ishte kreu i OKB në Kosovë shkruan “Telegfraf” transmeton “Bota Sot”.

Njoftimi për takimin me presidentin serb e ka konfirmuar edhe Aide përmes rrjetit Tviter, ku theksoi se pata bisedë për situatën dhe gjendjen në Ballkanin Perëndimor me presidentin serb Vuçiq.

“Pata nderi që me zotëri Aide të bisedojë për çështjet me rëndësi në regjion dhe Ballkan” ka thanë Vuçiq.

Diplomati norvegjez  në mesin e janarit ka theksuar se “ mendon se zgjidhja për stabilizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të gjendet tash për shkak të stabilitetit të regjionit.

Ai aso kohe në Twitter ka shkruar se stagnimi i vazhdueshëm në raportet mes dy vendeve është i papranueshëm.

“Zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhet tash për shkak të stabilitetit të regjionit. Duhet të iu iket hapave tjerë që pengojnë raportet mes dy palëve” ka thënë Aide në Tviter.

Aide ishe i dërguar i OKB-së në BiH dhe Avganistan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat