Ushtari nga Kosova që vdiq në Luksemburg dhuron organet e tij për të shpëtuar të tjerët

Lajme

Ushtari nga Kosova që vdiq në Luksemburg dhuron organet e tij për të shpëtuar të tjerët

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Ushtari 23 vjeçar kosovar, Dorian Dautaj ka humbur jetën në Luksemburg në javën që lamë pas. I riu nga Deçani nuk arriti t’i rezistoi gjakderdhjes cerebrale duke vdekur më pas.

Por, shqiptari i ndjerë kishte bërë një gjest të madh më parë në ushtrinë e Luksemburgut.

Ai kishte nënshkruar në ushtri që në rast vdekje, organet e tij të jipen për të shëruar të tjerët. Organet qenësore të tij thuhet se do të dhurohen për pacientët nevojtarë, bazuar në amanetin e tij.

Varrimi i Dautajt do të bëhet të mërkurën në Luksemburg, ndërsa e pamja do të jetë në fshatin Carrabreg të Epërm me datë 17 e 18 të këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat