Gazeta serbe, e afërt me Vuçiqin: Amerika nuk dëshiron që krejt veriu i Kosovës t’i bashkohet Serbisë

Lajme

Gazeta serbe, e afërt me Vuçiqin: Amerika nuk dëshiron që krejt veriu i Kosovës t’i bashkohet Serbisë

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Dialogu Kosovë-Serbi dhe mundësia e arritjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve vazhdon të jetë temë kryesore në mediat e Beogradit. 

Gazeta serbe “Danas, e afërt me pushtetin në Serbi, shkruan se afati i fundit për arritjen e marrëveshjes për Kosovën është shtyrë deri në fund të vitit, për shkak se, sipas tyre, Shtetet e Bashkuara tani janë të preokupuara me Venezuelën, kurse Bashkimi Evropian me zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Duke u thirrur në burimet e saj diplomatike perëndimore, të cilët komentojnë fazën aktuale rreth çështjes së Kosovës, gazeta shkruan se “Shtetet e Bashkuara janë për një korrigjim minimal të kufijve dhe shkëmbim territoresh, që do të nënkuptonte se Serbia do të merrte  Leposaviqin, respektivisht ultësirën e Kopaonikut, kurse Kosova do të merrte fshatrat në komunën e Preshevës, në perëndim të autostradës (Korridorit 10), dhe është e mundur që Kosovës t’i takojë edhe Tërnoci i Madh në Komuna e Bujanocit”.

“Burimet tona thonë se Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë idenë që i gjithë veriu i Kosovës t’i bashkëngjitet Serbisë, e kjo veçanërisht vlen për Mitrovicën e Veriut, dhe se formimi i Asociacionit të Komunave me Serbe është ende në pritje”, shkruan gazeta.

Sipas gazetës, formimi i Asociacionit është në pritje për shkak se Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur jo kushtetue vendimin për ta formimin e Asociacionit.

“Problem të madh ka krijuar ish-presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliq, kur ka thënë se kjo [Asociacioni i Komunave Serbe] do të jetë një ‘Republika Srpska’ të e re, dhe në këtë mënyrë shkaktoi rezistencë për formimin Asociacionit  te shqiptarët, por edhe në Perëndim “, theksojnë diplomatët, citon gazeta.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq duke folur për situatën aktuale, ka thënë se “më nuk e di se çfarë duan përfaqësuesit e Kosovës nga Beogradi dhe nga bota”. Ai tha, siç citohet nga RTS, se “Serbia është duke pritur që Prishtina të heq taksën dhe të vazhdojnë bisedimet”, por ai nuk ka dashur të komentojë deklaratën e Presidentit të  Kosovës, Hashim Thaçi se SHBA-të janë të gatshme të pranojnë që çështja e Kosovës të zgjidhet me “korrigjimin e kufijve”.

Thaçi nëpërmjet rrjeteve sociale ka thënë se Mëngjesi i Lutjeve në Uashington, në të cilin ishte ai, “ishte një mundësi për t’u takuar me zyrtarë të lartë të SHBA dhe udhëheqësit nga e gjithë bota”, duke theksuar se “të gjithë në Uashington flasim me një zë për Kosovën”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat