17 vite nga gjykimi i kasapit të Ballkanit

Lajme

17 vite nga gjykimi i kasapit të Ballkanit

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 09:45
Sllobodan Millosheviç

Ish Presidenti i Republikës Federale Jugosllave, Sllobodan Millosheviç konsiderohet si njëri nga personazhet që ka kryer më shumë krime ndaj njerëzimit, pas nazistëve.

Ai është përgjegjës për krimet e luftës dhe gjenocid në Ballkan, filluar që nga vitit 1990, duke e përballur kështu me tre akuza. Padia më e rëndë ndaj të ashtuquajturit “kasap i Ballkanit” kishte të bënte me gjenocidin në Bosnje – Hercegovinë mes viteve 1992 dhe 1995, e pastaj edhe krimet e pashembullta në Kosovë.

Pikërisht sot, më 12 shkurt bëhen 17 vite që kur ka filluar gjykimi ndaj Millosheviç, ani pse ai ishte arrestuar në prill të vitit 2001.

Rikujtojmë që Millosheviç edhe kur ishte në bankën e të akuzuarit u mundua që të paraqes NATO-në si agresor dhe serbët si viktima të një komploti ndërkombëtar.

“Akuzat ndaj meje janë gënjeshtër e paskrupullt dhe gjithashtu shtrembërim i historisë” citohet të ketë thënë Millosheviç në bankën e të akuzuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat