Kjo është pasuria disa miliardëshe e familjes Destani nga Tetova - Bota Sot
Kjo është pasuria disa miliardëshe e familjes Destani nga Tetova

Lajme

Kjo është pasuria disa miliardëshe e familjes Destani nga Tetova

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 09:48
Familja Destani

Lazim Destani është një biznesmen i suksesshëm me prejardhje nga Malësia e Sharrit të Tetovës.

Ai dhe familja e tij drejtojnë një rrjet ndërkombëtar biznesesh që veprojnë në sektorin e shërbimeve, inxhinierisë dhe ndërtimit, energjetikës e logjistikës me mbi tridhjetë ndërmarrje aktive në tregun global që shtrihen në Gjermani, SHBA, Zvicër, Dubai, Turqi, Maqedoni, Liban, Kuvajt, Rusi, Mongoli dhe Kinë.

Për t’u theksuar është njëra nga kompanitë e familjes, e cila për më shumë se një dekadë është kontraktori kryesor në mega projekte për shërbim teknike, logjistike, infrastrukturë të përkohshme dhe permanente e kështu me radhë të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, “Ecolog-International”.

Image


Në të gjitha bizneset punësohen mijëra punëtorë nga mbi 25 nacionalitete të ndryshme.

Lazim Destani nuk është vetëm një biznesmen i suksesshëm por gjithashtu edhe një filantrop i vërtetë i cili beson se gjithsecili ka përgjegjësi personale për të kontribuar në zgjidhjen e çështjeve sociale.

Image

Lazim Destani që në fillimet e karrierës së tij të biznesit, 25 vjet më parë, u shtriu dorën atyre që kanë më shumë nevojë për ndihmë dhe për çdo vit ai ka ndarë një pjesë të fitimeve të bizneseve të tij për qëllime bamirësie, mbështetje të projekteve kulturore dhe të arsimit, si dhe atyre të ambientit.

Destani, poashtu është njëri prej aksionarëve kryesor në gazetën Zëri, të Kosovës së bashku me biznismenin Remzi Ejupi.

Familja Destani po ashtu ka në pronësi edhe klubin futbollistik “Shkëndija” nga Tetova.

Image

Sipas një uebfaqe amerikane jozyrtare për financa “Zoominfo” pasuria e familjes Destani llogaritet nga 1 miliard deri 5 miliard dollarë amerikan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...