"Nuk është koha e protestave, më të rëndësishme bisedimet me Kosovën”

Lajme

"Nuk është koha e protestave, më të rëndësishme bisedimet me Kosovën”

Nga: F.B. Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 11:45
Jelena Miliç

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike, Jelena Miliç ka vlerësuar se protestat në Serbi po mbahen në momentin kur nuk e kanë kohën.

Sipas saj, ato nuk e kohën kur po finalizohen bisedimet me Prishtinën, që duhet të përfundojnë sa më parë në interesat e gjithë regjionit, ka thënë për “Zërin e Amerikës”, transmeton “Bota Sot”

Protesta kundër Vuçiqit dobësojnë pozitën e Beogradit, ndonëse duket se Prishtina po humb mbështetjen tha ajo duke shtuar se për shkak të taksave një zyrtar i lartë ka heq dorë nga pjesëmarrja në shënimin e ditës së pavarësisë së Kosovës.

"Mendoj se pengesat në dialog kanë provokuar administratën e ShBA-ve në një masë, po ashtu reagimi i NATO për transformimin e FSK dhe anulimi i vizitës së gjeneralit amerikan të Ajovës, çka është fituar me taksa përveç zhagitjes, prandaj kjo është porosi e qartë e ShBA-ve, nëse shikohen rrethanat tjera vërtet janë në anën e Kosovës dhe jo në anën e Beogradit ", ka thënë Miliç.

Sipas saj në Kosovë është vështirë krijimi i konsensusit ndërmjet elitës drejtuese që mundet thjeshtë me bind qytetarët. Brnabiq ka takuar para dy jave shefin e gardës nacionale të Ohajos për forcimin e bashkëpunimit siç e ka Kosova me Ajovën.

Miliç përfundoi se sipas modelit të marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, duhet të merren vesh edhe Prishtina me Beogradin, ashtu që secila palë të humb diçka por edhe të fitoj diçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat