Ismaili takohet me ambasadorin amerikan, diskutojnë për situatën politike - Bota Sot
Ismaili takohet me ambasadorin amerikan, diskutojnë për situatën politike

Lajme

Ismaili takohet me ambasadorin amerikan, diskutojnë për situatën politike

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 17:28
Uran Ismaili dhe Philip Kosnett

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se sot ka pasur një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Ismaili ka shkruar në Facebook, se ambasadorin e ka njoftuar për luftën kundër korrupsionit në Ministri, duke shtuar se patën diskutime edhe për situatën aktuale politike.

“Kënaqësi ta pres ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett të cilit i urova mirëseardhje në Kosovë. Me ambasadorin Kosnett diskutuam për situatën aktuale politike, si dhe e njoftova për luftën e madhe kundër korrupsionit që kemi bërë në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë vitit 2018, duke ndalur çmimet e fryra të barnave”, ka shkruar Ismaili, transmeton Telegrafi.

Ministri i Shëndetësisë tutje ka shkruar se Kosova i është mirënjohëse Amerikës, për përkrahjen në secilin hap deri më tash.

“Kosova i është mirënjohëse SHBA-së për përkrahjen e parezervë në secilin hap të shtetndërtimit dhe gatishmërinë e saj për të qenë aleate e jona edhe në reformat për shëndetësi”, përfundon postimi i Uran Ismailit.

Kosnett sot gjatë ditës ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...