Vjen thirrja për Hardinajn: Pezulloje taksën, pezulloje burrë se shkum poshtë! - Bota Sot
Vjen thirrja për Hardinajn: Pezulloje taksën, pezulloje burrë se shkum poshtë!

Lajme

Vjen thirrja për Hardinajn: Pezulloje taksën, pezulloje burrë se shkum poshtë!

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 18:36
Ramush Haradinaj

Aktori i njohur, Fatmir Spahiu ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, që ta pezullojë taksën ndaj mallrave serbe pas ultimatumit që e ka dhënë SHBA-ja me letrën e fundit të dërguar krerëve të Kosovës.

SHBA-të po këmbëngulin që Kosova ta pezullojë taksën ndaj mallrave serbe në mënyrë që të vazhdojë dialogu dhe që të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë.

Në rast se Kosova nuk do ta pezullojë taksën atëherë priten sanksione të rënda nga SHBA-të.

Pas letrës së ashpër të publikuar më parë tani aktori i njohur, Fatmir Spahiu ka reaguar me anë të një postimi në Facebook.

Spahiu ka kërkuar nga Haradinaj që të dëgjojë këshillat e SHBA-ve dhe të pezullohet taksa ndaj mallrave serbe.

Ky është postimi i plotë:

“Kryeminister, pezulloje taksen. Na ke bo krenar me vendimin tend deri tash. Politikisht ke me dal mire nese e degjon keshillen e miqve te çmueshem. Kushdo qe te keshillon ndryshe keq e ka! Pezulloje burr se shkum posht,” shkruan Spahiu në Facebook. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...