Dyshohet se vdekja e nënës dhe foshnjës, nga moskujdesi i mjekëve

Lajme

Dyshohet se vdekja e nënës dhe foshnjës, nga moskujdesi i mjekëve

Nga: Adem Lushaj Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 22:18
Nurije (Batusha) Rexhahmetaj

Familja Rexhahmetaj nga Isniqi i Deçanit, shpreh dyshimet se Nurije (Batusha) Rexhahmetaj, dhe foshnja e saj Drini, kanë humbur jetën nga mos kujdesi i duhur i mjekëve të Repartit Gjinekologjik në Pejë.

"E tëra duket se jemi viktim i një moskujdesjeje të rëndë profesionale mjeksore pranë Spitalit rajonal në Pejë, Reparti i Gjinekologjisë. Lusim Zotin e Madh që qytetarët dhe familjet Kosovare t'i kursen dhe t'i ruan nga rastët e tilla", thuhet në postimin e familjarit, përkatësisht kunatit, Hajdar Rexhahmetaj.

Shpresojmë se për dyshimet e ngritura, do merret edhe Prokuroria e shtetit, duke zbardhë rastin, e fajtorët të përgjigjen para ligjit. 
Familja Rexhahmetaj! Zoti qoftë me JU!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat