Kthehen në Kosovë grabitësit e rrezikshëm - Bota Sot
Kthehen në Kosovë grabitësit e rrezikshëm

Lajme

Kthehen në Kosovë grabitësit e rrezikshëm

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 22:57
Ilustrim

Burimet e T7: Grabitja e fundit e TEB-it është kryer nga Kastriot Shala, Ridvan Ademi dhe Leutrim Latifi

Janë personat më të kërkuar nga Policia e Kosovës.

Bile për kapjen e këtyre grabitëseve policia ofron para.

Kastriot Shala, Ridvan Ademi dhe Leutrim Latifi, të cilët policia i konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë ,aktualisht gjenden në arrati.

Të tretë u shfaqën me anë të një video gjatë muajit janar, duke u tallur me organet e rendit e duke thënë se janë larguar nga Kosova.

Por sipas informacioneve që ka Televizioni Shtatë këta persona gjenden në Kosovë.

Këtu po vazhdojnë t’i grabisin institucionet financiare nën kërcënimin e armëve.

T7 merr vesh grabitjen e fundit të selisë qendrore të TEB bankës në Qagllavicë e kanë kryer këta persona.

Por, drejtori i Policisë Rashit Qalaj nuk e pohon një gjë të tillë, veçse thotë se ju kanë rënë në gjurmë hajnave.

“Është një hetim ku janë të kyqura shumë njësi tash edhe nga niveli qendror edhe rajonal dhe kemi shumë të dhëna mbi kryesitë e mundshëm  e dijmë edhe ku e kanë ble veturën e dijmë edhe kush e ka kry. Unë besoj që shumë shpejt do ti kapim meqenëse kemi shumë informata për këtë rast”.

Për t’i parandaluar grabitjet kreu u Policisë po kërkon vëmendje më të madhe edhe nga kompanitë e sigurimit.

“Konsideroj që duhet të bëjmë më shumë edhe me kompanitë e sigurimeve që në të ardhmen të mos na paraqiten raste të tilla që të jenë shumë të kujdesshme në momentin që transportojnë para dhe nuk duhet që paratë të lihen në këtë vend publik, por është e detyrë e policisë që ti gjej grabitësit”.

Po ashtu Qalaj e ka konfirmuar për T7 se tashmë i kanë pajisur me armë të gjata policët nga rajoni i Prishtinës, Gjakovës dhe Pejës pas rasteve të shpeshta të grabitjeve në vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...