Vuçiq: Unë jam më i fortë se Milosheviqi - Bota Sot
Vuçiq: Unë jam më i fortë se Milosheviqi

Lajme

Vuçiq: Unë jam më i fortë se Milosheviqi

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 10:06
Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka fuqi më të madhe në popull se ish presidenti, Slobodan Milosheviq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka fuqi më të madhe në popull se ish presidenti, Slobodan Milosheviq.

Vuçiq ka qenë mysafir në emisionin e mëngjesit në “TV Pink” ku ka folur për temat aktuale përfshirë presionin ndaj tij, zgjedhjet si dhe vendimet e tij për përmirësimin e standardit të jetës së serbëve.

“Nuk ndihem fajtor, ne nuk kishim asnjë përplasje prej kur unë jam në këtë vend”, deklaroi ai.

“Unë eci lirshëm. Problemi është se flitet keq për Serbinë”, shtoi Vuçiq duke komentuar deklaratat e rivalëve të tij politik në Serbi.

“Por, fuqia ime në popull është më e madhe se e Milosheviqit, fuqia në ushtri është dy herë më e madhe, pa i llogaritur numrin e ushtarëve”, u shpreh ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...